Hamza: Pas diskutimeve në organet e partisë, do të zyrtarizojmë qëndrimin, nuk ka ftesë nga Kurti
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se kjo parti e respekton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Para fillimit të mbledhjes së kryesisë, ai ka thënë se vetëm pas diskutimeve në organet drejtuese PDK-ja do të marrë një qëndrim në lidhje me çështjen e presidentit.
“Ne jemi shpreh qartë se Partia Demokratike e Kosovës e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse në këtë vend duhet të respektohen vendimet e gjykatave, posaçerisht të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai, duke paralajmëruar së PDK-ja do ta mbledhë edhe këshillin drejtues.
“Sot kemi mbledhje të kryesisë dhe të Grupit parlamentar, ditëve në vijim presim me pas edhe mbledhje të këshillit drejtues. Do t`i diskutojmë qëndrimet tona, pozicionin tonë dhe sigurisht se mbi bazën e vendimeve të organeve të PDK-së ne do të dalin zyrtarisht me qëndrimin tonë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje të tjera.
Gjithçka që flasim para diskutimeve në organet e partisë nuk është e duhura, sepse ato janë për me i disku, me i debatu, me marr vendime dhe me qendru në këto vendime”, është shprehur ai.
Ai ka treguar se deri tani nuk ka marrë ndonjë ftesë për takim me Kurtin.
“Nuk ka ftesë”, ka thënë ai.

