75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 27 Mars 2026 / S Z

Kokalla: Policia më kërkoi të tregoja skenarin, më thanë je i akuzuari kryesor për rastin e Liridonës

Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë dalë edhe sot para gjykatës.

Nën masa të rrepta sigurie, që të tretë u sollën nga forca policore në gjykatore.

Paraqitjen e mbrojtjes së tij po e jep i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla.

Kokalla ka thënë se policia i kanë kërkuar atij ta tregonte skenarin. Ndërsa ka thënë se nuk ka takuar as Naimin dhe as Granitin dhe se nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me ta, sa i përket aktakuzës.

“ Policia më kërkoi të tregoja skenarin, më thanë je i akuzuari kryesor për rastin e Liridonës. Unë nuk e kam taku as Naimin as Granitin e as nuk kam bo kurrëfarë marrëveshje sa i përket aktakuzës”, ka thënë Kokalla.

Kokalla po ashtu ka zbuluar se ka hyrë 25 mijë euro borxh për Naim Murselin dhe se Naimi e ka mbajtur afër për këtë arsye.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Kokalla ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”.