75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 27 Mars 2026 / L A

FFK-ja dhe Komuna e Prishtinës do të organizojnë aktivitete të veçanta për ndeshjen Kosovë-Turqi

Suksesi i Kosovës na bëri krenarë të gjithëve.

Djemtë tanë, pas fitores ndaj Sllovakisë do të ballafaqohet me Turqinë, me synim që të arrijë Kampionatin Botëror për herë të parë.

Dhe gjatë ditës së sotme, FFK-ja në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojnë aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku përmes ekraneve gjigante qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje historike. Qëllimi është krijimi i një atmosfere gjithëpërfshirëse, ku secili tifoz të ndjejë emocionin dhe krenarinë e përkrahjes ndaj Kombëtares së Kosovës.

Kosova, do të luajë të martën ndeshjen “jetike” ndaj Turqisë, në “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/