75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 29 Mars 2026 / B XH

Kanos zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:03 në rrugën Madeleine Albright në Pejë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë.Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Rr. Medlin Olbright, Pejë 28.03.2026-21:03. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti ka kanosur zyrtarin policor viktimën m/k. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë brisk. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.