75 Mall Live Search
23:43 / E Diele, 29 Mars 2026 / G T

Gazetari turk paralajmëron: Kosova nuk është Rumani…!

Gazetari turk, Alper Yemeniciler, ka komentuar përballjen e ardhshme mes kombëtares së Turqisë dhe Kosovës, duke vlerësuar se, pavarësisht avantazhit individual të Turqisë, ndeshja pritet të jetë sfiduese.

Sipas tij, Turqia ka cilësi më të madhe individuale krahasuar me Kosovën, por mbetet problem reparti ofensiv, shkruan Indeksonline

“Kombëtarja jonë është individualisht shumë më e mirë se Kosova. Problemi ynë i vetëm është reparti ofensiv; përveç kësaj, nuk kemi probleme.”

Megjithatë, Yemeniciler theksoi se Kosova paraqet rrezik serioz, sidomos për shkak të lojës dinamike:

“Kosova është një ekip më dinamik dhe më i rrezikshëm se Rumania.”

Ai shtoi se çelësi i suksesit për Turqinë do të jetë një lojë më e qetë dhe e kontrolluar, si dhe eliminimi i gabimeve në mbrojtje që u shfaqën në ndeshjen e kaluar:

“Nëse nuk i përsërisim gabimet në mbrojtje që i bëmë herë pas here në ndeshjen me Rumaninë, do ta kalojmë edhe këtë pengesë, dashtë Zoti.”/Indeksonline/