Super seksi në plazh, Kylie shpërthen rrjetin me foto të nxehta
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet duke kaluar pushime në një destinacion tropikal.
Në fotot e publikuara, ajo shihet e veshur me bikini të zeza, teksa pozon në ujë të kristaltë, shkruan Indeksonline.

Krahas imazheve, Jenner ka shkruar: “having the time of my life”, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë shumë të mirë.
Postimi ka marrë mbi 2.8 milion pëlqime dhe mijëra komente brenda pak orësh, duke u bërë viral.
Ky nuk është rasti i parë që Jenner tërheq vëmendje me postimet nga pushimet, pasi ajo njihet për stilin luksoz të jetesës dhe për publikimin e përmbajtjeve që shpesh bëhen trend në rrjet./Indeksonline/


