75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 30 Mars 2026 / G T

Sokoli kërkon më shumë hapësirë për Zhegrovën në finalen Kosovë–Turqi

Në prag të finales së “playoff”-it mes Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet të martën, analisti i futbollit Bylbyl Sokoli ka dhënë mendimin e tij rreth përbërjes së Kombëtares së Kosovës.

Duke folur në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, Sokoli theksoi se Edon Zhegrova meriton më shumë minutazh, duke u bazuar në formën dhe nivelin e klubit ku ai aktivizohet, shkuan Indeksonline

“Unë mendoj se Zhegrova duhet të ketë minutazh, pasi luan në Juventus dhe duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme,” u shpreh Sokoli.

Ai bëri edhe një krahasim me Xherdan Shaqirin, duke kujtuar se mesfushori shqiptar nuk kishte gjithmonë hapësira në klubet si Interi dhe Bayerni, por ishte gjithmonë një lojtar kyç për përfaqësuesen e Zvicrës.

“Shaqiri nuk ka pas minutazh tek Interi e Bayerni, por ishte lojtar standard te Zvicra. Megjithatë, përderisa po fitojmë, Franco Foda ka gjithmonë të drejt,” shtoi ai.

Sokoli në fund theksoi se rezultatet pozitive i japin të drejtë përzgjedhësit Franco Foda, duke lënë të kuptohet se çdo vendim do të gjykohet mbi bazën e performancës në fushë./Indeksonline/