75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 30 Mars 2026 / G T

Kosovare Asllani paralajmëron pensionimin? Pëson një lëndim të rëndë!

Futbollistja suedeze me origjinë kosovare, Kosovare Asllani, ka ndarë një postim të hapur për ndjekësit e saj, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi gjatë ndeshjes së fundit të klubit të saj.

Lojtarja e njohur e kombëtares suedeze përshkruan momentin si “një përzierje shoku, dhimbjeje dhe pabesie që thjesht të ngrin”, shkruan Indeksonline

“Dëmtimi ndodhi në minutën e 97-të dhe në një moment gjithçka ndryshoi,” shkruan Asllani. “Të zgjohesh dhe të ndjesh gishtat e këmbëve, të prekësh fashën e gjurit dhe të shohësh lotët që rrjedhin pa ndal… nuk është e lehtë të përshkruhet.”

Ajo thekson se futbolli i ka dhënë gjithçka, dhe përballimi i një sfide të tillë në këtë fazë të karrierës është i vështirë. “Por gjithmonë kam besuar se jeta të mëson përmes momenteve më të vështira. Ndoshta kjo është diçka që duhet të përjetoj, pavarësisht sa e dhimbshme është,” shkruan Asllani.

Futbollistja gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë shprehur mbështetjen e tyre: “Faleminderit të gjithëve që më keni kontaktuar. Do të thotë më shumë sesa mund të shpreh me fjalë.”

Asllani ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, pa dëmtime të mëdha deri tani, dhe ky moment shënon një sfidë të re për të në procesin e rikuperimit dhe rikthimit në fushë./Indeksonline/