75 Mall Live Search
20:19 / E Hënë, 30 Mars 2026 / L A

Sylvinho para përballjes me Ukrainën: S’ka ndeshje miqësore kur luan për Kombëtaren

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti, kanë dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Ukrainës.

Tekniku kuqezi theksoi se përgatitjet kanë nisur prej kohësh dhe se skuadra është e motivuar për të fituar.

Sylvinho u shpreh se stafi ka analizuar çdo ndeshje kualifikuese të Ukrainës dhe përballjet e mëparshme në Nations League. “Përgatitja ka nisur më shumë se një muaj më parë,” tha ai.

Edhe pse është një ndeshje testuese, trajneri bëri të qartë se nuk do të ketë ndryshime drastike, por pritet që 3 ose 4 lojtarë të rinj të marrin minuta për të treguar veten.

Për Sylvinhon, rëndësi ka performanca por mbi të gjitha rezultati pozitiv. “Nëse humbasim do të mërzitem. Luajmë për Kombëtaren dhe duhet të japim më të mirën në fushë.”

Ai e cilësoi Ukrainën si një kundërshtar shumë të fortë dhe cilësor, duke kujtuar se ndeshjet e fundit ndaj tyre kanë qenë gjithmonë të vështira.