“Për Kosovën sonte…”, Ukë Rugova u shpërndan çokollata deputetëve në komisionin parlamentar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, u ka shpërndarë çokollata deputetëve të tjerë, anëtarë të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport.
Ai, siç dëgjohet në një video, tha se ato po i shpërndan “për Kosovën”, e cila sonte luan kundër Turqisë, në një ndeshje finale për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
“Për Kosovën sonte, Mërgim, për fitoren – dhashtë Zoti…”, dëgjohet duke thënë Rugova.

