75 Mall Live Search
16:40 / E Martë, 31 Mars 2026 / L A

Edon vs Kenan! Juventusi publikon foton e dy yjeve para ndeshjes Kosovë-Turqi

Na ndajnë dhe 4 orë nga fillimi i ndeshjes Kosovë-Turqi.

Ndeshje kjo e cila është një nga më të rëndësishmet të futbollit kosovar, ku të cilët po luftojmë për të arritur “ëndrrën amerikane”.

Kjo vë dhe dy yjet e Juventusit, Kenan Yildiz dhe Edon Zhegrovën kundër njëri-tjetrit, me klubin italian që bëri postimin në rrjetet sociale.

Me nuanca bardh e zi midis Kosovës dhe Turqisë: fat të mbarë, djema”, shkroi Juventusi.

Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:45./IndeksOnline/