75 Mall Live Search
18:37 / E Martë, 31 Mars 2026 / L A

Ja sa do të fitojë Kosova në rast të kualifikimit në Botëror

Kosova është 90 minuta larg historisë.

Ndeshja ndaj Turqisë, është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit kosovar duke na bërë t’i afrohemi më shumë ëndrrës amerikane.

Kjo ndeshje përveç se ka rëndësi tejet të madhe sportive, ka gjithashtu peshë edhe në aspektin financiar për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në rast të kualifikimit në Botëror, FFK-ja do të përfitonte hiq më pak se 9 milionë euro nga FIFA, shifër kjo e cila është e garantuar.

Ndeshja kujtojmë se luhet në “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:45./IndeksOnline/