“Dream Makers”, ky është mesazhi nga “Dardanët” për ndeshjen e sotme
Aktualisht po zhvillohet ndeshja midis Kosovës dhe Turqisë.
Ndeshje kjo e rëndësishme për futbollin tonë, pasi që fituesi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Para fillimit të ndeshjes tifogrupi i Kosovës “Dardanët”, shpalosi pankartën e saj “Dream Makers” apo në shqip krijuesit e ëndrrave, mesazh ky që e përshkruan mirë synimin e djemve tanë.
Rezultati aktual është 0-0./IndeksOnline/

