75 Mall Live Search
07:33 / E Enjte, 02 Prill 2026 / F.R

Shi dhe temperatura të ulëta, vranësira gjatë gjithë ditës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të enjten vendi do të përfshihet nga mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 7 deri në 9°C.

Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i mbuluar me re dhe reshje shiu, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 9 m/s.