Zyrtare: Rumania largon Lucescu-n
Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me drejtorin teknik, Mircea Lucescu.
Sipas njoftimit të federatës, ky vendim vjen si pasojë e problemeve shëndetësore të trajnerit me përvojë, por edhe pas humbjes ndaj Turqisë në ndeshjen e play-offit, shkruan Indeksonline
Lucescu, një nga emrat më të njohur të futbollit rumun dhe europian, largohet nga detyra në një moment delikat për kombëtaren, ndërsa federata pritet të vendosë së shpejti për zëvendësuesin e tij./Indeksonline/
Romanya Milli Takımı’nda Mircea Lucescu dönemi sona erdihttps://t.co/rpXqKaK2YN
— Depo Haber (@depo_haber) April 2, 2026

