Trump kërkon veprim urgjent nga Irani: Është koha për një marrëveshje para se të jetë tepër vonë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në llogarinë e tij në Truth Social se ka ardhur koha që Irani të bëjë një marrëveshje.
“Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë.”, ka shkruar ai.
Krahas këtij postimi, Trump publikoi pamje të asaj që e cilësoi si urën më të madhe në Iran, e cila shfaqej duke u shkatërruar. Kjo u interpretua si një formë paralajmërimi për Teheranin, duke nënkuptuar pasojat e mundshme nëse nuk arrihet një marrëveshje në kohë.

