75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 02 Prill 2026 / Z S

Lushaku-Sadriu: LDK e gatshme për takime për çështjen e presidentit

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

E shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme të marrë pjesë në takime me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zgjidhjen e çështjes së presidentit.

“Edhe kryetari Abdixhiku iu ka thënë përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vihej në publik, në ftesën e zoti Kurti që ia ka pas bërë që të shkohet në diskutim. I kemi thënë jo për aq kohë sa nuk del vendimi. Por, kur del vendimi gjithsesi jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutime. Dhe këtë qëndrim e kemi, do të japim maksimumin për të dhënë kontribut në këtë proces”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Debat Plus.

Zgjedhja e presidentit kërkon votat e të paktën dy të tretave të deputetëve në raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë prej 61 votash./Indeksonline/