Lewandowski paralajmëron pensionimin
Robert Lewandowski ka paralajmëruar pensionimin nga kombëtarja e Polonisë.
Kjo vjen pasi Polonia dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, ku u mposht nga Suedia në finalen e play-offit, shkruan IndeksOnline.
37-vjeçari ishte i dëshpëruar nga ky eliminim e kjo u shfaq edhe në postimin e tij në Instagram.
Sulmuesi i Barcelonës tha se nuk ka marr asnjë vendim përfundimtar por la të kuptohet se ky ishte fundi.
“Nuk jam në pozicion për të bërë ndonjë deklaratë. Do të kthehem në klubin tim; kam ende disa ndeshje për të luajtur. Do të duhet t’u përgjigjem vetë pikëpyetjeve në mendjen time. Nuk kam frikë ta përfundoj karrierën time sepse po filloj të përgatitem për të. E di që është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime, por nuk është gjithçka.”, tha ai për mediat polake./IndeksOnline/

