75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 03 Prill 2026 / L A

Bruno Fernandes barazon rekordin e Ronaldos, shpallet lojtari më i mirë i muajit mars në Premierligë

Bruno Fernandes është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premierligë.

Portugezi, arriti të barazonte rekordin e bashkëkombasit të tij, Cristiano Ronaldos për t’u bërë fitues i këtij çmimi për të 6-tën herë.

Ai la pas në nominim lojtarët si James Garner, Morgan Gibbs-White, Anthony Gordon, Alex Iwobi, David Raya dhe Danny Welbeck.

Fernandes, gjatë muajit mars ka luajtur në 4 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe 4 asistime me “Djajtë e Kuq”./IndeksOnline/