75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 03 Prill 2026 / F.R

“Mos u bo kastravec”, Mustafa tregon se si ndodhi përplasja me Azemin në seancë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa është deklaruar pas përplasjes me deputetin e VV-së Egzon Azemi gjatë seacës së Kuvendit.

Mustafa përmes një postimi në facebok është shprehur se Azemi i është kthyer duke i thënë “mos u bon kastravec”.

“Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën. Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri. I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë. Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”, ka shkruar Mustafa.

Ai është shprehur se ofendime të tilla nuk i pranon dhe se nuk ia ka borxh askujt.

“Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai. Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj. Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai”,ka shkruar Mustafa./IndeksOnline/