75 Mall Live Search
16:27 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / MSH1

Pranim-dorëzimi i detyrës/ Çka i dha Osmani Haxhiut?

Në ambientet e Presidencës, Vjosa Osmani po i bart detyrën Albulena Haxhiut, e cila do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes.

Takimi filloi në orën 16:00 dhe Osmani e nisi me dorëzimin e dosjeve të punës, shkruan IndeksOnline.

Mbi secilën dosje të transferuar, Osmani pritet ta njoftojë Haxhiun rreth punës së bërë.

Teksa Haxhiu i dhuroi Osmanit një buqetë me lule, kjo e fundit, ashtu siç e do zakoni, ia dhuroi Haxhiut Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Edhe zyrtarisht, pas pak pritet të dhurohet detyra./IndeksOnline/