75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / F.R

5 të lënduar nga aksidenti në Tomoc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut, ku u përfshinë dy automjete.

Pesë persona që ndodheshin në vetura kanë marrë tretman mjekësor për lëndime të lehta.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti.