75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / L A

Gjilani bën përmbysjen e madhe, e mposht Prishtinën e Re

Gjilani ka arritur një fitore përmbysese.

Ata mposhtën Prishtinën e Re, me rezultat 1-2 duke e forcuar synimin e tyre për të luajtur në Evropë.

Golat u realizuan nga Robert Rrahmani dhe Senad Jaroviq për Gjilanin, ndërsa Cheick Doucoure ishte ai që shënoi për Prishtinën e Re.

Gjilani, ngjitet në vend të 3-të me 42 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabeles me 24 pikë./IndeksOnline/