75 Mall Live Search
19:30 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / MSH1

Kearns, për Osmanin: Koha e gabuar për të humbur një lidere të këtij kalibri

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, duke e vlerësuar lart rolin dhe kontributin e saj në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

Përmes një postimi, Kearns theksoi se Osmani i dha Kosovës një zë të respektuar dhe ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.

“Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo e përfaqësoi kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me dashuri të madhe për njerëzit që shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte”, ka shkruar Kearns.

Deputetja britanike gjithashtu ka theksuar se largimi i një lidereje të tillë vjen në një moment jo të duhur për rajonin.

Në fund, Kearns i ka uruar suksese të mëtejshme Presidentes Osmani në të ardhmen.

“Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të këtij kalibri. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe ndërtimin e urave që ajo demonstroi”, u shpreh ajo.