75 Mall Live Search
22:56 / E Diele, 05 Prill 2026 / G T

Dalic vlerëson lart Luka Modricin: Është motori i kësaj kombëtareje!

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka vlerësuar lart rolin dhe ndikimin e Luka Modricit në kombëtaren kroate, duke e cilësuar atë si një shembull të rrallë profesionalizmi dhe përkushtimi.

“Ai është padyshim motori i kësaj kombëtareje. Energjia dhe forca e tij në atë moshë janë të jashtëzakonshme dhe shërbejnë si shembull për të gjithë të tjerët.

“Është shumë më e lehtë të punosh kur ke një lojtar si Luka Modric, i cili është shembull i punës serioze, një person dhe futbollist profesionist, që i qaset punës së tij me seriozitet maksimal edhe në këtë moshë,” u shpreh Dalic

Mesfushori i Milanit pritet të jetë pjesë e listës së Kroacisë për ndeshjet e Kupës së Botës 2026./Indeksonline/