Të shtëna në Stamboll pranë Konsullatës izraelite, të paktën tre sulmues të vrarë
Një e shtënë me armë ndodhi në Stamboll të martën pranë ndërtesës ku ndodhet Konsullata izraelite, konfirmoi një dëshmitar për Reuters.
Incidenti ndodhi në lagjen e njohur “Besiktas” të Stambollit, por ende nuk dihet nëse konsullata ishte shënjestra e sulmit, raportuan mediat turke dhe The Jerusalem Post.
Sipas informacionit të dhënë për The Jerusalem Post nga një anëtar i komunitetit vendës, Konsullata izraelite ka qenë e mbyllur për të paktën dy vjet dhe thuhet se nuk ka gjasa të strehojë personel diplomatik.
Raportet fillestare nga mediat sociale tregojnë se ka pasur të lënduar në incident, ndërsa mediat turke NTV dhe CNN Türk raportojnë se forcat e sigurisë vranë të paktën tre sulmues gjatë ndërhyrjes./Indeksonline/
İsrail Konsolosluğu önünde silah sesleri!https://t.co/CLxc6iOmKD pic.twitter.com/VbrxIjdzEp
— Cumhuriyet (@cumhuriyetgzt) April 7, 2026

