Flick magjik me top, tenton t’i fus topin ndër këmbë Torresit
Barcelona po përgatitet për ndeshjen çerek-finale të Ligës së Kampionëve.
Ata do të përballen me rivalin nga La Liga, Atletico Madrid 3 ditë pasi që i mposhtën në “Metropolitano”.
Gjatë stërvitjeve të fundit parapërgatitëse, trajneri Hansi Flick tentoi të shndërrohej në një Ronaldinho dhe të fus topin ndërmjet këmbëve të Ferran Torresit, por që spanjolli e bllokoi.
Ndeshja kujtojmë se luhet nesër, në “Camp Nou” me fillim në orën 20:45./IndeksOnline/

