75 Mall Live Search
23:46 / E Martë, 07 Prill 2026 / L A

Bayern Munchen e bën Neuerin personazh të Teletubbies

Bayerni ka arritur fitoren e madhe ndaj Real Madridit në “Bernabeu”.

Ata dolën fitimtarë me rezultat 1-2, duke i futur kështu në “pole position” për gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, faqja e Bayernit duket se po e festojnë mirë këtë fitore pasi që kanë futur fytyrën e Manuel Neuerit nën diell, referencë kjo e serialit të famshëm për fëmijë “Teletubbies”.

Neuer, përndryshe pati një super paraqitje duke i mbrojtur plot mundësi të “Los Blancos”, ku dhe u shpall lojtari i ndeshjes./IndeksOnline/