Digjet një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje
Mesditën e së mërkurës një kamion është përfshirë nga flakët, në magjistralen Prishtinë- Prizren, më konkretisht në Duhël.
Për rastin, detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si edhe zjarrëfikësisht të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë./IndeksOnline/

