75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 09 Prill 2026 / G T

Juventusi “blindon” talentin e ri, Durmishi rinovon deri në 2028-ën

Juventusi ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtuese të akademisë së tij, duke rinovuar kontratën me sulmuesin e ri Arman Durmishi deri më 30 qershor 2028.

Lojtari i lindur në vitin 2008, pjesë e ekipit Primavera të bardhezinjve, konsiderohet si një nga emrat më premtues në radhët e të rinjve të klubit italian, shkruan Indeksonline

Me këtë marrëveshje të re, Juventusi tregon besimin e madh te potenciali i Durmishit, duke synuar ta zhvillojë dhe ta integrojë gradualisht në nivelet më të larta të skuadrës në të ardhmen./Indeksonline/