Vitinha është magjia e futbollit, këto statistika që i arriti ndaj Liverpoolit janë të jashtëzakonshme
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka dhuruar një performancë spektakolare në përballjen e mbrëmshme ndaj Liverpulit në Champions League.
Portugezi ka arritur disa shifra që rrallë shihen në ndeshje eliminatore të këtij niveli, shkruan IndeksOnline.
Gjatë dekadës së fundit, vetëm dy herë një mesfushor ka arritur të kompletojë 130 ose më shumë pasime me të paktën 95% saktësi në një ndeshje eliminatore të Champions League dhe të dyja herët protagonist ka qenë pikërisht Vitinha.
Në këtë përballje ndaj Liverpulit, ai regjistroi statistika mbresëlënëse:
147 prekje të topit
132 pasime të sakta
95.7% saktësi në pasime
100% ndërhyrje të fituara (2/2)
Këto shifra tregojnë jo vetëm dominimin e tij në mesfushë, por edhe aftësinë për të kontrolluar ndeshjen./IndeksOnline/

