75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 09 Prill 2026 / Gj Sh

Europa League: Aston Villa fiton përballjen e parë ndaj Bolognas

Aston Villa ka shënuar fitore në udhëtim te Bologna, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Renato Dall’Ara” ishte 1-3, shkruan IndeksOnline.

Ezri Konsa shënoi golin e epërsisë për skuadrën angleze, në minutën e 44-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Ollie Watkins dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të.

Bologna tentoi të rikthehet në lojë, pasi në minutën e 90-të, Jonathan Rowe shënoi për 1-2.

Por pas katër minutave, Watkins me golin e dytë personal vulosi fitoren e Aston Villas.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme, ku skuadra angleze do të ketë më lehtë kualifikimin në gjysmëfinale, pasi ka përparësi prej dy golave, dhe ndeshjen e dytë e luan para tifozëve vendas./IndeksOnline/