75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 10 Prill 2026 / OSH

LDK kërkon që rezoluta për uljen e çmimeve të naftës të rikthehet për shqyrtim në Kuvend

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar që rezoluta e propozuar në seancën e kaluar për uljen e çmimeve të naftës të rikthehet për shqyrtim në Kuvend.

Ajo, ka thënë se është me rëndësi që kjo rezolutë të trajtohet para marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Me 3 prill para një jave për 9 orë kemi diskutuar me shqetësim për rritjen e çmimeve të naftës dhe rritjen zinxhirore që prek secilin qytetar të Kosovës, dhe për këtë mendojmë se rezoluta që e kemi propozuar dhe masat janë të rëndësishme që të trajtohen para marrëveshjes ndërkombëtare”, tha ajo.