75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 10 Prill 2026 / S Z

Haziri: Deputetët të njoftohen për marrëveshjen e Kurtit me ndërmjetësin e BE-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri Kurti duhet të njoftojë deputetët për marrëveshjen me ndërmjetësin e BE-së.

Haziri tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës bartin të drejtën për të kërkuar sqarime rreth marrëveshjeve të arritur nga kryeministri i vendit, raporton KlanKosova.tv.

“Kryeministri i republikës duhet me ardhë dhe me na njoftu për marrëveshjen me Peter Sorensen ndërmjetësin e BE-së, lidhur me qëllimin e kësaj marrëveshjeje, implementimin e kësaj marrëveshjeje lidhur me arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë? Cila është baza? Dhe shpjegime të domosdoshme sepse ka mjegull dhe paqartësi tek qytetarët e republikës, shqetësim duhet të jetë i Kuvendit të Republikës, ne bartim këtë të drejtë. Deputetët duhet të njoftohen me detajet e kësaj marrëveshje”, tha Haziri.