75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 10 Prill 2026 / P M

Deputeti i VV-së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, tentoi që ta përshëndeste kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe me funksionin e saj të ushtrueses së detyrës së presidentes, por këtu ngatërrua.

Në vend të emrit të Haxhiut, ai tha Vjosa Osmani.

“E nderuara kryetare e kuvendit dhe ushtruese  e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.

Ky gabim i tij shkaktoi të qeshura në kuvend, ndërsa nga deputetët opozitarë dikush u dëgjua t’i thoshte: “O kanë me të mytë që ke gabu”.

Haliti pak i stresuar më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”.