75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 10 Prill 2026 / A

Ministri Maqedonci deklarohet pas certifikimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theskuar se sot, Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shënojnë një moment të rëndësishëm, që reflekton qartë vizionin tonë për shtet dhe institucione që i përkasin të gjithë qytetarëve të saj.

No photo description available.
May be an image of text

Pranimi i 36 rekrutëve të rinj nga komunitetet jo shumicë është dëshmi konkrete e këtij angazhimi dhe e përkushtimit tonë për forcimin e integrimit dhe barazisë në sektorin e sigurisë.

“Të dashur rekrutë, nga sot uniforma që ju mbani është simboli i përgjegjësisë së lartë ndaj atdheut dhe qytetarëve tanë, pëgjegjësi që do të shoqërojë çdo ditë tuajën. Zgjedhja juaj për t’i shërbyer Kosovës është akt i pastër atdhedashurie, që nderon jo vetëm ju, por edhe familjet dhe komunitetet nga të cilat vini.

May be an image of text

Forca e Sigurisë e Kosovës është ndërtuar mbi vlera të profesionalizmit, besnikërisë dhe multietnicitetit. Diversiteti që ju përfaqësoni e bën ushtrinë tonë më të fortë, më të drejtë dhe përfaqësuese të shoqërisë sonë.

No photo description available.

Në këtë rrugëtim fisnik, ju inkurajoj të shërbeni me nder, krenari dhe përkushtim të palëkundur. Republika e Kosovës ka besim në ju.

Ju uroj suksese në çdo hap të karrierës suaj ushtarake”. /Indeksonline/

May be an image of text
May be an image of grass
No photo description available.
May be an image of grass
No photo description available.