75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 10 Prill 2026 / Z S

Ymeri pyet KEK-un nga kuvendi: “Sa ka thëngjill, kallxoni, çka jeni tu bo me thëngjill?”

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, deputetja Janina Ymeri ngriti shqetësime serioze ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kështu duke akuzuar për mungesë transparence dhe mosdhënie të përgjigjeve në pyetjet e adresuara.

Ajo theksoi se kjo qasje ngre dyshime për një sërë çështjesh problematike, nga rënia e blloqeve energjetike, tregtia me rrymë, deri te mungesa e informimit publik.

Pyetja e saj direkte: “Sa ka thëngjill, kallxoni, çka jeni tu bo me thëngjill?” vjen si reagim ndaj asaj që ajo e cilëson si fshehje informacioni dhe mundësi për keqpërdorime brenda KEK-ut.