75 Mall Live Search
17:47 / E Premte, 10 Prill 2026 / Gj Sh

Rosenior për mosmarrëveshjen me Enzo Fernandez: Ai i kërkoi falje klubit dhe mua

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior, ka folur për mosmarrëveshjet me Enzo Fernandez.

Mesfushori argjentinas ishte dënuar me dy ndeshje nga klubi, për shkak të disa deklaratave të bëra, ku thoshte se i pëlqen Real Madridi, duke lënë të kuptohet një dëshirë të mundshme për t’u larguar, shkruan IndeksOnline.

Por Rosenior tha se tashmë ka biseduar me Fernandez, derisa ky i fundit i ka kërkuar falje atij dhe klubit londinez.

”Ai i kërkoi falje klubit dhe mua. Do ta zgjidhim këtë pas ndeshjes së së dielës. Ishte një takim serioz në lidhje me një çështje serioze për Enzon. Nuk e vë në dyshim Enzon apo karakterin e tij, por vendosëm ta disiplinojmë “, deklaroi Rosenior.

Komentet e bëra nga argjentinasi kishin bërë që klubi ta pezullonte atë përkohësisht për dy ndeshje, ku Fernandez nuk luajti ndaj Port Vale në FA Cup, e po ashtu do të humbas derbin ndaj manchester Cityt, që do të zhvillohet të dielen./IndeksOnline/