75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 11 Prill 2026 / F.R

Dërgohen në QKUK dy këmbësorët që u goditën nga vetura në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 20:35 në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se dy këmbësorët që u goditën nga vetura u dërguan për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Fushë Kosovë 10.04.2026, 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia, godet dy këmbësorë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/