75 Mall Live Search
11:58 / E Shtunë, 11 Prill 2026 / F.R

Autobusi i trafikut urban aksidentohet me një veturë në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht tek “Rruga B”.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë autobus urban dhe një veturë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/