75 Mall Live Search
15:52 / E Shtunë, 11 Prill 2026 / A

Kurti ka përmbledhur vizitën e tij në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur vizitën e tij në Britaninë e Madhe.

May be an image of text
May be an image of the Oval Office

Vizitën zyrtare në Londër e fillova me një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, vizita e dytë në gjashtë muajt e fundit. Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shumanshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe përkushtim për sigurinë dhe prosperitetin.

No photo description available.
May be an image of wrist watch, suit, crowd and text

E cilësova Mbretërinë e Bashkuar si partner kyç strategjik dhe ritheksova angazhimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh. U takova gjithashtu me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, të cilën e falënderova për mbështetjen e konsiderueshme financiare për zhvillimin e Kosovës.

May be an image of the Oval Office and text
May be an image of text that says 'APRIL2026 APRIL 2026 LDC LDNDON DEFENCE CONFERERCE DC LONDON DEFENGE CONFERENCE Lampoy DEFENCE COMFERENCE LDC LONDON DEFENCE CONFERENCE LONDON EFENICE WFERENICE LDC LDC LONDON DEFENGE CONFERENCE 2026 LGNDOW DEFENCE GONFEREMCE LONDON TFENICE FERENGE LDC LONDON DEFENCE CONFEREIGE LONDON DEFENCE CONFEDEMA 2LDC LDO JAatu LDC LONDON INGS LDC CONCON DEFEIDE 인랑이고 데아이취터'

Diskutuam vazhdimin e mbështetjes për sektorin privat në rritje dhe për projektet e infrastrukturës publike, si energjia, uji dhe transporti publik. Vizita vijoi me pjesëmarrjen në një panel të organizuar nga think tank-u ODI Global, ku, së bashku me drejtoreshën ekzekutive Sara Pantuliano dhe Dora Meredith, si dhe me analistin e mirënjohur ekonomik Martin Wolf nga Financial Times, diskutuam mbi shtetndërtimin ekonomik dhe stabilitetin global.

May be an image of text that says 'LDC LONDON DEFENCE CONFERENCE LDC LONDON DEFENCE CONFERENCE LONDON DEFENCI CONFERER LDC LONDON DEFENCE CONFERENCE L DN CE 기이지노 D'
May be an image of the Oval Office

Në mbrëmje, mora pjesë në një darkë të shtruar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, në Naval and Military Club, ku diskutuam bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe çështje më të gjera të sigurisë.

Në ditën e dytë të vizitës, pata kënaqësinë të jem pjesë e panelit hapës në London Defence Conference, në edicionin e saj të katërt, përkrah të Dërguarës së Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, kongresistit republikan nga Karolina e Veriut Pat Harrigan, Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneralit Onno Eichelsheim, si dhe Profesorit Julian Lindley-French. Diskutimi u përqendrua në kuptimin e mbrojtjes dhe të gatishmërise në një kohë të krizave të shumta globale.

No photo description available.

Pas panelit, zhvillova një intervistë me drejtorin e konferencës, Iain Martin, ku biseda u përqendrua më në detaje për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat e sigurisë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe Rusia, në kuadër të një podcast-i të ardhshëm. Vizita u përmbyll me një darkë me historianin dhe akademikun e njohur Sir Noel Malcolm nga Universiteti i Oksfordit, zëri mëi rëndësishëm ndërkombëtarë për historinë e Kosovës.