Muriqi për rekordin: Është nder të kalosh emrin e Samuel Eto’o-s
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot shënoi dy gola në fitoren e Mallorcas 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.
Muriqi me këto dy gola është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në La Liga, duke kaluar Samuel Eto’on, shkruan Indeksonline
“Pirati” tani ka shënuar 55 gola kurse rekordi ishte 54.
Përmes rrjeteve sociale, lojtari kosovar thotë se ndjehet i lumtur me këtë rekord, por falënderon gjithë bashkëlojtarët e tij.
“Çdo gol është pjesë e borxhit tim ndaj kësaj fanele; të bësh histori është diçka e veçantë, por ka ende shumë për të arritur — të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është nder, por rekordet nuk arrihen kurrë i vetëm, ndaj faleminderit bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithëve që besojnë tek unë.
“Faleminderit familjes sime, bashkëlojtarëve, stafit, të gjithë punëtorëve të klubit dhe gjithë ishullit — pa ju do të ishte e pamundur”, ka shkruar Muriqi
Kujtojmë që përveç rekordit historik, Muriqi po lufton edhe për çmimin “Picici” në La Liga pasi është vetëm dy gola pas Mbappes (23)./Indeksonline/
Cada gol es parte de mi deuda con esta camiseta; hacer historia es especial, pero aún queda mucho por hacer—superar a un gran nombre como Samuel Eto’o es un honor, pero los récords nunca se logran en solitario, así que gracias a mis compañeros de equipo y a todos los que creen en… pic.twitter.com/SREFPpwo1v
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) April 12, 2026

