Hallakamë në Deçan/ Përleshen fizikisht burrë e grua, ndërhyn policia
Një incident është raportuar në Deçan, ku një burrë dhe një grua janë përleshur fizikisht mes vete, njofton policia përmes raportit 24-orësh, transmeton IndeksOnline.
“Raportohet se dy të dyshuar, një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare-çift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

