75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 14 Prill 2026 / AR

Kush e “bindi” Britneyn të shkonte në rehabilitim për drogë?

Ditën e djeshme u bë e ditur se Britney Spears është futur në rehabilitim.

Por, që ajo ta merrte këtë vendim paska qenë dëshirë edhe e dy djemve të saj, transmeton Indeksonline.

Ata kanë luajtur një rol kyç dhe një burim për People-n zbuloi se djemtë ishin kryesoret që e bindem për trajtim.

Ky vendim erdhi pasi këngëtarja u arrestua në Kaliforni në mars për drejtim të makinës nën ndikim të drogës.

I njëjti burim shton se ekipi i saj ka këmbëngulur në trajtimin e saj që nga arrestimi./Indeksonline/

Bijtë e bindën Britney Spears të shkonte në trajtim për drogë