75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 14 Prill 2026 / b l

Komisioni “ad hoc” cakton intervistat për anëtarët e Bordit të RTK-së

Komisioni “ad hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së ka miratuar shqyrtimin e listës së kandidatëve të propozuar, ndërsa është caktuar dita e intervistimit.

Dita e intervistimit është caktuar dita e mërkurë ndërsa opozita pati kundërshtime për këtë ditë.

Madje deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu doli nga mbledhja.

Intervistat për anëtarët e Bordit të RTK-së do të mbahen nga ora 09:00 gjatë ditës së nesërme.

Ndërkaq shqyrtimi i listës së kandidatëve është mbyllur për media.