75 Mall Live Search
14:54 / E Martë, 14 Prill 2026 / Z S

Ahmeti takon Ramën, flasin për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit të dy kanë biseduar për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama. Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/