Një prej trajnerëve më të mirë në Premier League në fund të sezonit mbetët pa kontratë!
Trajneri i Bournemouthit, Andoni Iraola në fund të sezonit do të mbetët papunë!
Siç raporton “The Athletic”, Iraola ka vendosur të largohet nga klubi i Premier League në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
Iraolas iu ofrua kontrata e re, por ai e refuzoi dhe duket se ka plane tjera për të ardhmen.
43-vjeçari llogaritet si trajneri më i mirë në Premier League – pasi me Bournemouthin ka arritur të bëjë më të mirën.
Këtë sezon, në 32 xhiro – ka grumbulluar 45 pikë dhe gjendet në pozitën e 11-të./Indeksonline/

