Largimi i Mascheranos, Inter Miami zyrtarizon trajnerin e ri
Inter Miami ka gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Javier Mascheranos.
Tekniku argjentinas, Guillermo Hoyos është emëruar si trajner i ekipit të parë, për ndeshjet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
Hoyos është një ish-futbollist profesionist me më shumë se 20 vjet përvojë loje, si dhe trajner dhe drejtor sportiv me përvojë të gjerë ndërkombëtare në botën e futbollit.
Ai ka drejtuar klube në vende të ndryshme, duke përfshirë Argjentinën, Meksikën, Kilin, Bolivinë, ku shërbeu edhe si trajner i ekipit kombëtar, Greqinë dhe Qipron.
Hoyos së fundi ishte Drejtor Sportiv i Inter Miamit, derisa tani do të jetë në rolin e trajnerit./IndeksOnline/
🚨BREAKING: “Argentine coach Guillermo Hoyos will take on the job as interim coach, succeeding Mascherano.” pic.twitter.com/wI7dIKphma
— Inter Miami News Hub (@Intermiamicfhub) April 14, 2026

