75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 14 Prill 2026 / B XH

Nënkryetari i Mitrovicës Enis Osmani merr pjesë në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë

Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë.

Edicioni i katërt i Samitit të Diasporës filloi këtë të martë në Tiranë me pjesëmarrës të shqiptarëve nga 38 vende të botës, me rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet ndërmarrësve shqiptarë gjithandej botës.

Ky samit është vlerësuar si tejet i rëndësishëm nga Osmani në forcimin e lidhjes me diasporën përmes mundësisë së bashkëpunimit në projekte zhvillimore dhe bashkëpunimit institucional e shoqëror.