75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 14 Prill 2026 / Gj Sh

Fitore pa vlerë për Barcelonën, Atletiko Madrid në gjysmëfinale të Champions League

Atletiko Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League.

Barcelona arriti të fitojë në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 2-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 për skuadrën madrilene, shkruan IndeksOnline.

Lamine Yamal e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e katërt.

Ferran Torres dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të, duke shpresuar për kualifikim.

Por Atletiko reagoi shpejtë dhe Ademola Lookman shënoi golin vendimtar në minutën e 31-të, gol ky i cili vulosi kualifikimin në gjysmëfinale./IndeksOnline/